Detajet, pse u qellua shqiptari ne Mikonos ne Greqi

Detajet, pse u qellua shqiptari ne Mikonos ne Greqi

450
0
Shares

Një shqiptari 34-vjeçar i është bërë atentat mëngjesin e sotëm në qytetin turistik Mikonos, në Greqi.

Sikurse raportojnë mediet greke dy persona të armatosur dhe të pajisur me skafandra dhe që qarkullonin me një motor, kanë qëlluar drejt 34-vjeçarit shqiptar, duke e lënë të plagosur.

Shqiptari është transportuar në spitalin lokal të Mikonos dhe pritet të transferohet në Atika, sepse ka marrë plagë të shumta në trup, por pa rrezik serioz për jetën.

Shqiptari ishte nje emër i njohur për policinë greke, pasi ka qenë i burgosur në vitin 2013 për trafik droge.

Pas dy vitesh, më 2015 ai doli nga burgu dhe kishte filluar të punonte pikërisht në Mikonos. Ngjarja mund të lidhet me hesape për shkak të pazareve të prishura të drogës.Oranews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY