Basha nga Saranda: 30 qershori jokushtetues, çdo produkt i tij është nul

Basha nga Saranda: 30 qershori jokushtetues, çdo produkt i tij është nul

72
0
Shares

 

Kryetari i opozitës Lulzim Basha, deklaroi gjatë takimit me strukturat e partisë, se zgjedhjet e 30 qershorit janë të paligjshme, dhe si të tilla çdo produkt i tyre është nul dhe antikushtetues.
“30 qershori vetëm sa vërtetoi edhe njëherë se me Edi Ramën s’mund të ketë një proces normal zgjedhor. Natyrisht që 30 qershori është nul, është nul nga ana kushtetuese.

Me 10 qershor, i vetmi institucion që dekreton zgjedhjet, Presidenti i Republikës, e anuloi si datë, caktoi një datë tjetër. I vetmi institucion që mund ta gjykojë është Gjykata Kushtetuese. Ndaj 30 qershori është nul. Nuk ka prodhuar dhe s’mund të prodhojë asnjë rezultat të ligjshëm”,- deklaroi Basha gjatë bashkëbisedimit me anëtarë dhe drejtues të Partisë Demokratike në Sarandë.
Në këto kushte, për Partinë Demokratike dhe opozitën e bashkuar ka vetëm një objektiv:

“Vendosmëri të plotë dhe me qartësi për objektivin që kemi përcaktuar: zgjedhje të parakohshme parlamentare, në një ditë me zgjedhje kushtetuese lokale, me një qeveri tranzitore, pa Edi Ramën kryeministër. Dhe me nxjerrjen para drejtësisë, të të gjithë personave që janë kapur duke vjedhur zgjedhjet e shqiptarëve, siç e kanë mësuar tashmë gjithë bota”,- vuri në dukje shefi i opozitës nga Saranda.

Basha parashtroi edhe planin ekonomik duke fajësuar qeverinë për rrënimin total social-ekonomik të vendit.
“Varfëria, papunësia, mungesa e mundësive në jetë vjen nga grabitja që po i bëhet Shqipërisë nga qeveria me një grusht klientësh.
− Shqiptarët po varfërohen sepse po grabiten.
− Shqipëria po plaçkitet dhe po shkatërrohet nga Edi Rama me një grusht biznesmenësh grabitqarë që ndajnë paratë dhe pasuritë me njëri tjetrin.

− E gjithë ekonomia dhe pasuritë e vendit janë në duart e këtyre pak njerëzve përreth Edi Ramës.
Bregdetin ua ka vjedhur qytetarëve dhe ja ka dhënë me vendime speciale oligarkëve që kanë ndërtuar në toka të vjedhura buzë detit.

− Deti ka qenë i shqiptarëve, bregdeti është i shqiptarëve por Rama ja u ka bërë dhuratë oligarkëve. Nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës që të privatizohet deti dhe bregdeti.
− Deti duhet të ishte burim mirëqenie, burim të ardhurash për të gjithë shqiptarët. Por tani është vetëm për milionerët”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY