Tre shqiptarë, pjesë e një bande grabitësish janë vënë në pranga në Itali, pas një ndjekje si nëpër filma dhe tentativave të shumta për t’i shpëtuar policisë.
Mediat italiane raportojnë se gjithçka ka ndodhur në kufirin midis Pordenones dhe Veneto. Policia ishte vënë në ndjekje të një “Audi” A6, brenda të cilës udhëtonin tre shqiptarë më pak se 30-vjeçarë.
Tre të rinjtë me origjinë shqiptare u ndoqën nga policia pasi po ecnin me shpejtësi të madhe, sikur të kishin diçka për të fshehur.
Kur panë se makina e policisë ishte sipër urës e ata nuk kishin mundësi shpëtimi, lanë “Audi”-n dhe u hodhën në lumë, që nga ura.
Dy prej tyre u arrestuan menjëherë, uji ishte shumë i ftohtë dhe nuk mundën të notonin gjatë. Tjetri u prangos në pyll aty pranë.
Ndjekja deri në kapjen e tyre zgjati mbi 2 orë. Policia tha se makina ishte e vjedhur, ndërkohë që shqiptarët ishin skeduar për disa vjedhje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/