Specialistët e Seksionit për Krimet e hapura, në Komisariatin e Policisë Kavajë në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Rrogozhinë, Vorë dhe Durrës, bënë të mundur dje arrestimin në flagrancë të-Ektor Loka, 35 vjeç, banues në Tiranë, si dhe shpalljen në kërkim të A. P., 48 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje”.
Arrestimi i shtetasit Ektor Loka dhe shpallja në kërkim e shtetasit A. P., u bë pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe me shtetas të tjerë, për të cilët po kryhen hetime për identifikimin e tyre, për një periudhë dy mujore, dyshohet se kanë ushtruar aktivitetin e tyre kriminal në vjedhjen e gjësë së gjallë (lopë dhe viça) në Kavajë, Rrogozhinë, Durrës dhe Vorë.
Sipas policisë, mësohet se për një muaj, këta dy persona ka në vjedhur të paktën 11 lopë e 3 vica, në rrethe të ndryshme të vendit.
Gjatë arrestimit në flagrancë Ektor Lokas, iu sekuestrua automjeti tip furgon “Mercedes Benz” me të cilin ai po transportonte dy lopë dhe një viç, të cilat ia kishte vjedhur shtetasit C. H., dy aparate celular dhe shuma monetare prej 60.000 lekë. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Kavajë ,për veprën penale të “Vjedhjes”, parashikuar nga Neni 134/2-25 i Kodit Penal.
Këtyre personave gjatë periudhës Shtator-Nëntor 2016, u janë dokumentuar me prova ligjore se kanë kryer vjedhjet e mëposhtme
•Vjedhje ndodhur më datë 08.10.2016, në fshatin Fushë-Prezë, ku kanë vjedhur një lopë, në stallën e shtetases Gj. K.
• Vjedhje ndodhur më datë 15. 10. 2016, në fshatin Habilaj, ku kanë vjedhur dy lopë dhe një viç, në stallën e shtetasit Ç. H.
• Vjedhje ndodhur më datë 29.10.2016, në fshatin Kazaz, ku kanë vjedhur dy lopë dhe një viç, në stallën e shtetasit F. K.
• Vjedhje ndodhur më datë 03.11.2016, në fshatin Marikaj, ku kanë vjedhur dy lopë në stallën e shtetasit G. M.
• Vjedhje ndodhur më datë 05.11.2016, në fshatin Lekaj, ku kanë vjedhur një lopë në stallën e shtetasit D. M.
• Vjedhje ndodhur më datë 13.11.2016, në fshatin Lekaj, ku kanë vjedhur një lopë në stallën e shtetasit H. H.
Gjithashtu përveç rasteve të sipërcituara janë dokumentuar dhe dy raste vjedhjesh të ndodhura në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Durrës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/