Durrës/ Arrestohet 46- vjeçari, që vrau tregtarin me thikë

Durrës/ Arrestohet 46- vjeçari, që vrau tregtarin me thikë

129
0
Shares

 

Ilir Haku është vënë në pranga nga Policia e Durrësit, pasi rezultonte person i shpallur në kërkim. Haku, i cili deri para kësaj kohe punonte si shitës në tregun industrial në Durrës, akuzohet për vrasjen e një tjetër tregtari.

Afrim Llana, pas një debati që pati me Hakun, u qëllua disa herë me thikë. Ngjarja ka ndodhur më 7 shtator 2017, ku gjithçka nisi si një sherr banal mes tregtarëve. Llana u transportua në spital në gjendje kritike për jetën, pasi për shkak të disa goditjeve me thikë në këmbë ka pasur shumë hemorragji.

Autori Ilir Haku u arrestua pas ngjarjes, por pas përfundimit të Mjekësisë Ligjore se tregtari kishte ndërruar jetë për shkak të një infarkti dhe jo nga goditjet me thikë, u la i lirë, sepse kreu dënim vetëm për plagosje me dashje. Por motra e viktimës këmbënguli që të rinisnin hetimet dhe Haku të dënohej për vrasje, pasi vëllai i saj Llana kishte ndërruar jetë si pasojë e humbjes së gjakut nga arteria femorale. Haku e kishte goditur Llanën me thikë në kofshë dhe mjeti prerës i kishte dëmtuar arterien.

Pas këtyre pretendimeve, Prokuroria rihapi çështjen dhe në fund Gjykata vendosi ta dënonte Hakun me 6 vite e 8 muaj vjet burg, nga të cilat i kanë ngelur për të vuajtur dhe 4 vite e 6 muaj, pasi diferencën e kreu në momentet e arrestimit dhe kur u dënua vetëm për plagosje. “Shtetasin Ilir Haku, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, më datë 13.03.2019, e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 4 vjet e 6 muaj e 13 ditë burgim për veprën penale ‘Plagosja e rëndë me dashje’”, tha Policia.

Pas arrestimit, Ilir Haku qëndroi vetëm 4 muaj në arrest me burg dhe më pas Gjykata, në bazë të raportit të Mjekësisë Ligjore, e la në arrest shtëpie. Motra e viktimës, Elvira Murati, tregon se fillimisht mjekët u kanë thënë se nga goditjet me thikë nuk ishte prekur arteria, por në fakt e vërteta ishte e kundërta.
“Kur shkuam në spital, mjeku na tha se për pak ka shpëtuar pa iu prekur arteria, kur në fakt arteria i ishte prekur. Ka pasur 4 plagë të thella me thikë në këmbë dhe vdekja i ka ardhur nga plagët”, u shpreh ajo.

Pas lirimit të autorit, Elvira paralajmëroi se do të hakmerrej nëse nuk vendosej drejtësi. Madje, ajo kishte pasur dhe një përballje me Ilir Hakun. “I thashë autorit: Paske dalë ëë. Po mos kujto se dhe ti do shpëtosh, tek Afrimi do shkosh edhe ti. Ia thashë, nuk e mohoj, se m’u dogj shpirti. Vëllai ka lënë gruan me 3 fëmijë vetëm”, tregon ajo. Çështja u rihap për hetim, pasi Policia mori në pyetje familjarët për të treguar me detaje ngjarjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY