23-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu i Italisë në mënyrë...

23-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu i Italisë në mënyrë spektakolare

130
0
Shares

23-vjeçari shqiptar, i arrestuar në Itali pasi u kap në flagrancë duke vjedhur në një apartament,  arriti të arratisej në mënyrë spektakolare nga dhomat e paraburgimit.

Ngjarja ndodhi në një ndërtesë të re, në ceremoninë e përurimit të së cilës, ka qenë i pranishëm edhe zv.kryeministri dhe ministri i brendshëm, Matteo Salvini.

Sikurse mund të vërehet edhe në video, 23-vjeçari, i cili quhet Elidon Gegaj, ka arritur të kalojë në një hapësirë të ngushtë boshe të krijuar mes tavanit dhe hekurave të ulët të portës.

Duke përfituar nga mungesa e vëmendjes së rojeve, i riu ka dalë në korridor është larguar pa u vënë re nga askush, raportojnë mediat italiane.

Në momentin e prangosjes, Gegajt i ishin gjetur sende të grabitura në një banesë, pronarët e të cilës ishin me pushime. Mes tyre numëroheshin katër ora, katër unaza, medalje ari, vëthë etj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY