Thyen masën e arrestit me shtëpi, 41-vjeçari kapet sërish në shkelje, ja...

Thyen masën e arrestit me shtëpi, 41-vjeçari kapet sërish në shkelje, ja çfarë ka ndodhur

86
0
Shares

Një 47-vjeçar nga  Tirana ka thyer masën e sigurisë, por sërish nuk i ka shpëtuar sot policisë. Burime zyrtare bëjnë me dije se ky person ushtronte dhe një aktivitet ta paligjshëm duke tregtuar mallra kontrabandë pa pullë fiskale.

Thyen masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ushtronte veprimtari të paligjshme duke tregtuar mallra kontrabandë pa pullë fiskale, vihet në pranga nga Policia.

Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas duke qënë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të dhënë nga Gjykata e Apelit Tiranë, kishte thyer masën e sigurisë dhe ushtronte aktivitet duke tregtuar mallra pa pullë fiskale, kryesisht cigare të markave të ndryshme, kanë organizuar punën duke bërë kapjen në flagrancë të shtetasit:

– A. H., 47 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas u konstatua në rrugën “Gjergj Legisi ”, Laprakë, duke lëvizuar me automjetin e tij, në të cilin kishte të ngarkuara  58 steka cigare të markave të ndryshme, pa pullë fiskale.

Materialet proceduriale në ngarkim të këtij shtetasi do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Kontrabandë me mallra qe paguhet aksizë”, “Tregtim dhe transportim i mallrave që janë kontrabande”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave ” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit“,-thuhet në njoftimin e policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY