“Filluan të shtetëzojnë pronat private”, Ish-deputetja: Çohuni Shqiptarë, bijtë e etërve po...

“Filluan të shtetëzojnë pronat private”, Ish-deputetja: Çohuni Shqiptarë, bijtë e etërve po çojnë amanetin…

88
0
Shares

Ditën e sotmë, Partia Demokratike denoncoi një tjetër skandal të grabitjes së pronës publike në rrugën e Kavajës.

Sipas PD, qeveria po kërkon të shtetëzojë pronën private duke shpërblyer pronarët ekzistues me vlerë qesharake, aspak sipas tregut.

Ish-deputetja Oriola Pampuri në një reagim të fundit lidhur me këtë ngjarje, shkruan se e gjitha është pjesë e planit për të ngopur oligarkët dhe për të pastruar paratë.

Qeveria e bandave filloi të shtetëzojë, pronën private.
Sot edhe pas qëndresës së pronareve të ligjshëm, arriti të nxjerrë nga prona e tyre pronarët e 4 bizneseve në Rrugën e Kavajës.

Çmenduria e shefit te bandave dhe qeverisë së krimit nuk paska të sosur. Çdo ditë uzurpon pronat publike, tashmë dhe ato private për interesa të saj, për të ndërtuar kulla, për të ngopur oligarkët e për të pastruar paratë.

E gjitha kjo në kurriz të qytetareve të ndershëm.
Çohuni Shqiptarë, bijtë e etërve po çojnë amanetin në vend, e nëse ne nuk reagojmë do i gjejmë papritur duke zaptuar edhe shtëpite tona”,-
shkruan  Pampuri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY