“Zgjidhja për Teatrin fare e thjeshtë”, ish-ministri: Një dreq e di pse...

“Zgjidhja për Teatrin fare e thjeshtë”, ish-ministri: Një dreq e di pse qeveria nuk zgjedh rrugën e dakortësisë

101
0
Shares

Ish-ministri Ylli Manjani është ndalur sërish tek çështja e nxehtë në lidhje me Teatrin Kombëtar. Në një reagim të tij të fundit, Manjani flet për zgjidhjen e vetme të kësaj situate.

Sipas tij, provati le t’i ndërtojë godinat e veta pas teatrit sipas planit, por ajo që duhet të bëjë shteti, është që të ruajë Teatrin.

Zgjidhja e çështjes së Teatrit Kombëtar është fare e thjeshtë dhe e pranueshme nga të gjithë, pa qenë nevoja të ndahen njerëzit në të Këtij apo të Atij.

Në territorin ekzistues sipas projektit dhe arkitekturës origjinale, ndërtohet një godinë e re idem si kjo që është sot.

Këtë punë e bën vetëm shteti, dmth qeveria nëpërmjet Ministrisë së Kulturës. E bën me para publike.

As privati e as bashkia! Vetëm qeveria dhe fiks sipas modelit origjinal.Kjo është zgjidhja që pajton artistët që duan një skenë të re, spektatorët që duan një sallë komode, trashëgiminë historike që siguron kujtesën kolektive, publikun që i ruhet prona dhe paratë e tij.

Kjo është zgjidhja që ndan privatin nga punën ekskluzive publike. Teatri Kombëtar është domen ekskluziv publik kudo në botë.

Privati të ndërtojë godinat e veta pas teatrit sipas planit, por shteti duhet të ruajë Teatrin.Është fare e thjeshtë! Thjesht duhet ta bëjnë dhe, të gjithë janë dakort.Se përse qeveria nuk zgjedh rrugën e dakortësisë por të përplasjes me të gjithë, një dreq e di”,-shkruan Manjani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY