Protestë para Bashkisë në Devoll, opozita kundër konstituimit të Këshillit Bashkiak: Nuk...

Protestë para Bashkisë në Devoll, opozita kundër konstituimit të Këshillit Bashkiak: Nuk ka kryetar të ri

329
0
Shares

Mbështetës të PD-së janë mbledhur dhe po protestojnë para godinës së bashkisë së Devollit ku pritet të bëhet konstituimi i këshillit bashkiak dhe betimi i kryetarit të bashkisë që doli fitues nga zgjedhjet e 30 qershorit, Eduard Duro.

Devolli është bashkia e parë ku pritet të bëhet konstituimi. Ndërkohë Bledion Nallbati nuk largohet nga zyra. Kreu i bashkisë Devoll Bledion Nallbati është shprehur se nuk i njohim votimet e 30 qershorit dhe do të zbatohet dekreti i Presidentit Meta.

“Ne po vijojmë punën. Nuk ka pasur zgjedhje. Populli i abandonoi. Ishin zgjedhje të PS. Bashkia po uzurpohet. Ne zbatojmë dekretin e presidentit. 30 qershori është shfuqizuar. Do mbrojmë Kushtetutën. Nuk ka kryetar te ri as këshill te ri. Kryetarët vijne dhe ikin me zgjedhje. Nëse bashkia pushtohet do ti ndalojmë dhe procedojme prane prokurorisë”,- u shpreh Nallbati.

Ne protesten e Devollit, ishin te pranishem edhe ish-deputetet e PD, Hekuran Hoxhalli dhe Endri Hasa si dhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY