FOTO/Dysheme e dyfishtë e makinës, si iu gjet droga shqiptarit në doganë

FOTO/Dysheme e dyfishtë e makinës, si iu gjet droga shqiptarit në doganë

114
0
Shares

Një shqiptar është kapur  me rreth 55 kilogramë lëndë narkotike që po tentonte të futej përmes pikëkalimit kufitar të Vërmicës në Kosovë. Oficerët doganorë të Kosovës kanë arritur të identifikojnë dhe të kapin një sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike e cila ishte duke tentuar të futet në Kosovë përmes pikës kufitare të Vërmicës.

Sipas një njoftimi të Doganës së Kosovës, në orët e mbrëmjes në pikë-kalimin e Vërmicës ka arritur një automjet i llojit “Opel Meriva” me targa të Shqipërisë e drejtuar nga një shtetas shqiptar. Gjatë kontrollit është dyshuar se automjeti në fjalë ka dysheme të dyfishte në të cilën mund të kishte mallra të ndaluar.

Pas hapjes së dyshemesë janë hasur 53 paketime të substancës narkotike të dyshuar marihuanë (29 paketime marihuanë dhe 24 paketime marihuanë “çokollatë“). Pesha e kësaj substance narkotike pas peshimit  është 54 kg e 963.24 gr ”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Drejtuesi i automjetit është arrestuar, si dhe rasti është përcjellë tutje te Policia e Kosovës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY