Zbardhet takimi, Rama porosi drejtuesve të Veriut: Kush do shkarkohet në shtator

Zbardhet takimi, Rama porosi drejtuesve të Veriut: Kush do shkarkohet në shtator

111
0
Shares

Janë zbardhur porositë që Kryeministri Edi Rama u ka dhënë drejtuesve dhe deputetëve të rajonit të Veriut, pas mbledhjes së sotme. Rama ka deklaruar se në muajin shtator dhe tetor do bëhet vlerësimi i gjithë drejtoreve dhe pastrimi i atyre qe nuk kapnin ritmin.

Konstituimi i Këshillave Bashkiake dhe kryebashkiakeve deri me 15 gusht. Të bëhet vlerësimi i punonjësve në çdo Bashki. Një analizë e strukturave dhe shërbimeve në institucionet lokale. Të shikohet cili është kontributi i drejtuesve të institucioneve në raport me Partine Socialiste. Administrata në territor ka probleme. Në muajin shtator dhe tetor do bëhet vlerësimi i gjithë drejtoreve dhe pastrimi i atyre qe nuk kapnin ritmin. Vendimet për emërimet e drejtoreve do merren në Këshillin Rajonal. Porosi kryetareve të bashkive të bëjnë organizmat e bashkive, planet e investimeve dhe buxhetimeve. Këto plane duhet të jenë gati deri në fund të gushtit”,-kështu është shprehur Rama në mbledhje.

Në mbledhje ka munguar deputeti dhe ish-ministri Ditmir Bushati, të cilit para disa ditësh iu komunikua se qarkun e shkodres tashmë nuk e drejton më, detyre qe i kaloi Valdrin Pjetrinit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY