“Ne të huajt jemi këtu vetëm për të vëzhguar”Ambasadori spanjoll: Krizën zgjidheni...

“Ne të huajt jemi këtu vetëm për të vëzhguar”Ambasadori spanjoll: Krizën zgjidheni vetë

90
0
Shares

Ambasadori spanjoll në vendin tonë,Vicente Canelles Montero ka komentuar nga Korça krizën politike në vend.

Ambasadori është treguar i rezervuar në dhenien e një zgjidhje për krizën, teksa ka thene se të huajt janë për të vëzhguar dhe jo për të nderhyrë në punët e brendshme.

Mesazhi i plotë i ambasadorit Vicente Canelles Montero:

Është e vërtetë që situata politike në Shqipëri është e tensionuar por nuk janë ambasadorët e huaj ata që mund të vendosin sesi mund të kapërcehet kjo gjë.

Vetëm shqiptarët mund të vendosin, sigurisht duke respektuar ligjin, shtetin e të drejtës, kushtetutës. Jeni ju ata që duhet të vendosni sesi mund të dilni nga ky moment i vështirë.

Në Spanjë kur kemi hasur momente të tilla të vështira ato janë zgjidhur me dialog dhe me të gjitha palët politike të cilat janë treguar të gatshme për të hequr dorë nga disa këndvështrime fillestare dhe për të gjetur një pikë dakordësimi mes tyre.

Për mendimin tim ne të huajt jemi këtu vetëm për të vëzhguar situatën dhe për të shpresuar për më të mirën dhe nuk besoj se ambasadorët duhet të ndërhyjnë në punët e brendshme të vendit.

Këto janë vështirësi që duhet ti zgjidhni. Është një vështirësi dhe shpresojmë që do të zgjidhet shpejt. Duhet të gjendet një zgjidhje dhe pa kaluar shumë kohë madje.

Spanja ka qenë gjithmonë pozitive sa i takon perspektivës së Shqipërisë për në BE dhe vazhdojmë të jemi me këtë qëndrim, por Shqipëria duhet fillimisht të zgjidhë problemet e saj sepse një situatë kaq e vështirë komplikon rrugëtimin drejt BE por shpresojmë që kur të vijë momenti i duhur zgjidhja do të jetë e përshtatshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY