Meta takon Sekretarin e OSBE: Ndërmjetësoni dialog gjithpërfshirës

Meta takon Sekretarin e OSBE: Ndërmjetësoni dialog gjithpërfshirës

74
0
Shares

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në takim Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Z.Thomas Greminger.
Presidenti Meta e falenderoi për mbështetjen e dhënë nga Sekretariati dhe nga vetë Sekretari i Përgjithshëm, për përgatitjet që Shqipëria po bën në funksion të marrjes së Kryesisë së Rradhës së OSBE-së në vitin 2020.

“Kjo është sipërmarrje madhore, që kërkon angazhimin dhe bashkëpunimin e të gjithë faktorëve politikë dhe institucionalë në vend”, – theksoi Presidenti Meta.

Pasi e informoi për thellimin e krizës së gjithanshme, politike dhe institucionale që po kalon vendi, Kreu i Shtetit i kërkoi Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së ndërmjetësimin sa më parë të jetë e mundur midis palëve politike në vend për zgjidhjen e kësaj krize.

“OSBE ka një rëndësi të posaçme për sigurinë euro-atlantike dhe për Shqipërinë në veçanti. Është organizata e parë shumëpalëshe në të cilën Shqipëria aderoi pas rënies së komunizmit dhe që ka dhënë mbështetje të vazhdueshme për forcimin e demokracisë dhe shtetit ligjor në vendin tonë.

Për rivendosjen e funksionimit normal të institucioneve demokratike dhe shmangien e përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës mjaft kritike ku ndodhet vendi, është në interes të kredibilitetit të OSBE, të angazhohet për tejkalimin e krizës së rëndë në Shqipëri sa më parë të jetë e mundur.

Ky angazhim do të shërbejë si mundësi tepër e rëndësishme për rikthimin e vendit në shinat e demokracisë dhe sundimit të ligjit, por dhe konsolidimit të lidershipit të Shqipërisë si faktor stabiliteti në rajon, gjatë marrjes së Kryesisë së Rradhës së OSBE, por edhe së ardhmes europiane të Shqipërisë, për më tepër kur presim që në 17-18 tetor Këshilli i Bashkimit Europian të vendosë për çeljen e negociatave të anëtarësimit”, – theksoi Presidenti Meta.

“Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme dhe konkrete që kam ndërmarrë deri tani për parandalimin e kësaj situate, përpjekje që janë minuar nga aktorë të ndryshëm, jam edhe më i bindur tani se rruga e vetme është dialogu politik gjithpërfshirës dhe i sinqertë që i jep zgjidhje të plotë e përfundimtare kësaj krize”, – deklaroi Presidenti Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY