50 persona pretendojnë helmim nga uji, reagon IKSH

50 persona pretendojnë helmim nga uji, reagon IKSH

107
0
Shares

Rreth 50 persona, banorë të lagjes nr.1 dhe të lagjes së “Vilave” në qytetin e Kukësit, pretendojnë se janë helmuar nga uji i pijshëm, pasi kanë shfaqur në grup të njëtjat simptoma.
Pas kësaj situate paniku të krijuar tek banorët, ka reaguar Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor, që ka përjashtuar helmimin si pasojë e ujit të pijshëm, duke shpjeguar shenjat e shfaqura tek pacientët me virozat e stinës.

Në një dalje publike, Denisa Duraku, shefe e Epidemiologjisë, bën të ditur se uji i pijshëm është i pastër bakterioligjik dhe se niveli i klorit është në parametrat e duhura.

“Po monitorojmë situatën, kemi ngritur grupet e punës. Situata nuk është alarmante, nuk ka problem dhe nuk ka arsye për panik. Kemi identifikuar rastet, janë kryesisht sporadike, shume pak janë në lidhje familjare.

Duke qene se është situatë e verës, është stina është viroze, është edhe ngjitëse në momentin që shfaqet. Kemi monitoruar në vazhdimësi ujin, është i pastër, nuk ka ndotje klori në nivelet e duhura. Pacientët e prekur flasin për konsumin e bostanit të pjeprit.

Duhet veçuar higjiena familjare, ajo vetjake në këtë moment qe jemi në një stinë virozash.”- është shprehur Duraku.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY