DEKLARATA/Plas brenda PS, një grup socialistësh mbledhin firma: Të ngrijë Balla deri...

DEKLARATA/Plas brenda PS, një grup socialistësh mbledhin firma: Të ngrijë Balla deri në fund të hetimeve

224
0
Shares

Një grup socialistësh drejtuar nga ish-ministri socialist Arben Malaj kanë nisur me mbledhjen e firmave për ‘vetëngrirjen’ e sekretarit të Përgjithshëm të PS Taulant Ballës deri në përfundim të hetimeve nga Prokuroria për çështjen  për  çështjen Toyota Yaris.

Sipas këtij grupimi ‘vetëngrirja’ nënkupton që në asnjë aktivitet partiak dhe parlamentar brenda dhe jashtë vendit  Balla nuk mund të ketë të drejtë të flas si sekretar i përgjithshëm i PS dhe kryetar i Grupit parlamentar.

Tre pikat e kërkuara nga socialistët:

  1. Të ngrijë statusin e Sekretarit të Përgjithshëm të PS
  2. Të “vetëngrijë,” statusin e Kryetarit të Grupit parlamentar të PS
  3. Njëkohësisht të zëvendësohet në çdo mandat përfaqësimi partiak dhe parlamentar brenda vendit dhe në organizatat partake apo parlamentare në nivel rajonal, evropian dhe internationalist.

Deklarata e nje grupi socialistësh:

Taulant Balla nuk mund të konsiderohet i dënuar pa një vendim të prerë të një gjykate.

Por për shkak se ai do të pyetet nga hetuesia vendase dhe të huaj për raste kritike për lidhje me krimin, bazuar në modelin inspirues dhe të Haradinajt, me dashurinë dhe përgjegjësinë mirënjohesëve ndaj socialistëve të  thjeshtë që  e krijuan, modernizuan dhe e bënë PS deri në vitin 2005  partinë më të hapur, me lirinë më të madhe për mendimin ndryshe në proceset më transparente  dhe konkuruese në politikën shqipetare. Publikisht ju kërkojnë socialistëve modestë, të thjeshtë dhe të mirë në strukturat drejtuesve partiake, politike qeverisëse dhe parlamentare:

Taulant Balla të “vetëngrijë” deri në përfundimin e këtij hetimi, të dy statuset më të rëndësishme që ka PS.

A.Të ngrijë statusin e Sekretarit të Përgjithshëm të PS.

B.Të “vetëngrijë” statusin e Kryetarit të Grupit parlamentar të PS

C. Njëkohësisht të zëvendësohet në çdo mandat përfaqësimi partiak dhe parlamentar brenda vendit dhe në organizatat partiake apo parlamentare ne nivel rajonal, evropian dhe internationalist.

Vetëngrirja nënkupton që në asnjë aktivitet partiak dhe parlamentar brenda dhe jashtë vendit  Taulanti nuk mund të ketë të drejtë të flas si sekretar i përgjithshëm i PS dhe kryetar i Grupit parlamentar të PS.

Kjo nuk e pengon të vazhdojë me besnikëri  të lartë partiake dhe përkushtim mirënjohës Taulanti  të kontribuoj si anëtar partie dhe si deputet. Nje grup i ish deputetëve të PS. Çdo solidaritet i çdo socialisti të thjeshtë dhe përfaqësues fisnik dhe të ndershëm te PS 1991-2005

Në qoftë se Taulanti nuk  pranon të vetë ngrihet deri në mbledhjen e hetimeve, është përgjegjësi e drejtuesve të PS në ndermarrjen e këtij vendimi./Newsbomb.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY