Ramës i kanë mbaruar argumentat, citon Bulkun për t’iu përgjigjur opozitës

Ramës i kanë mbaruar argumentat, citon Bulkun për t’iu përgjigjur opozitës

90
0
Shares

Eshtë taktikë e mësuar tashmë nga Kryeministri Edi Rama, i cili sa herë është në qënder të vemendjes për plane mafioze, fshihet duke pëqëndruar vemendjen tjetërkund, vetëm që të mos merren me të.

Kështu ka bërë ditën e sotme, teksa ka publikuar fjalët e aktores Rajmonda Bulku, ish-deputete e PD, për tu kapur mes fjalësh e për të ulur opozitën.

Sipas tij, ne duhet të dëgjojmë fjalë, për të humbur mes tyre, ne menyre qe te harrojmë se teatri po prishet pa një ligj dhe favorizon qartë oligarkë.

Postimi i Edi Ramës:

Minoranca e zhurmshme dhe e verbër teatralo -politike, nuk përfaqëson asfare opinionin e shumicës së komunitetit të artistëve të skenës, për projektin e Teatrit Kombëtar!

Ja çfarë mendon një aktore e njohur e skenës kombëtare, e cila jo vetëm s’ka asnjë lidhje me këtë shumicë qeverisëse, po ka qenë aktive si qytetare qysh në kohën e ndryshimeve historike dhe më pas edhe si deputete, në radhët e Partisë Demokratike:

RAIMONDA BULKU

Aty duhet të ketë një teatër shumë të mirë, ç’më duhet mua se çfarë ndërtohet anës teatrit, apo mbi teatër. Në qiell le të ndërtohet, s’kam ndonjë gjë; unë dua të ndërtohet një teatër. Nuk ka rëndësi fare se çfarë. Godina e teatrit duhet shembur, pa dyshim. Ne po përjetojmë kushte mizerabël. Unë nuk e di se si punojmë aty, është turp të punosh aty. Tani që u gjet Turbina, shumë mirë, ajo sallë është për atë zonë, atë lagje dhe si ajo duhet të ndërtohet edhe një në Kombinat, edhe një në Laprakë, që padyshim është një lagje afër Tiranës. Unë do të dëshiroja që të ngrihet një Teatër i ri Kombëtar, me parametra të tjerë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY