Kontrata publike mes artistëve dhe opozitës në sallën kryesore të Teatrit Kombëtar përfshin angazhimin e PD jo vetëm në opozitë me mbështetjen e betejës së Aleancës në Mbrojtje të Teatrit, por edhe në qeveri me mbështetjen e artit dhe të kulturës.
Partia Demokratike angazhohet që, brenda vitit të parë nga momenti kur opozita të jetë në drejtimin e vendit, të rrisë buxhetin për artin dhe kulturën në nivelet më të larta të rajonit.
Gjithashtu, PD në qeveri angazhohet që, në konsultim më artistët, të reformojë sektorët e artit dhe të kulturës, nëpërmjet decentralizimit të institucioneve kulturore, reformimin e ligjeve për shpërblimin e drejtë financiarë të artistëve dhe garantimit të të drejtave të autorit.
II. Lidhur me nevojën për një Reformë të vërtetë në art dhe kulturë:
Brenda 1 viti nga momenti kur Partia Demokratike e Shqipërisë dhe opozita e bashkuar do të jetë shumicë parlamentare, në konsultim me komunitetin e artistëve, do të nisë një proces të hapur dhe gjithëpërfshirës, për reformimin e sektorit të artit dhe kulturës në vend që synon:
1. Decentralizimin e institucioneve kulturore në dakordësi me komunitetin artistik dhe shndërrimin e institucioneve buxhetore të artit e kulturës në institucione të pavarura publike;
2. Reformimin e kuadrit ligjor për të garantuar statusin dhe të drejtat e profesionit të artistit, përfshi shpërblimin monetar të tyre;
3. Garantimin e mbrojtjes efektive të të drejtave të autorit në Shqipëri;
4. Rritjen e buxheteve për artin dhe kulturën në nivelet më të larta të rajonit.
LIVE – Nënshkrimi i Marrëveshjes me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.
Publiée par Lulzim Basha sur Jeudi 25 juillet 2019
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/