“Balla duhet të ishte në burg”, flet Basha: Ja çfarë dëshmova para...

“Balla duhet të ishte në burg”, flet Basha: Ja çfarë dëshmova para prokurorëve belgë

95
0
Shares

Lideri Demokrat ka dhënë deklaratën e tij, pasi ka dalë nga ambjentet e Prokurorisë. Basha dëshmoi lidhur me cështjen e 3.5 milionë eurovë te gjetur në Toyota.

Për mediat, ai tregoi se dha ato informacionet që dispononte, duke thënë se në pranga duhet të ishte Taulant Balla.

Dhashë informacionet që kisha për këtë çështje. Edhe më shumë se kam bëre të njohura në publik. Sot në pranga duhet të ishte Taulant Balla. Pastrimi i parave të drogës dhe krimit është rreziku kryesor që i kanoset sot Shqipërisë. Është rrezik politik, ekonomik, shoqëror dhe për stabilitetin e vendit. Edi Rama dhe qeveria e tij janë vënë në shërbim të pastrimit të parave të pisëta të krimit. Të gjitha koncesionet dhe projektet e qeverisë janë pastrim parash të drogës dhe të krimit. Projekti i stadiumit është pastrim parash. Projekti i teatrit është pastrim parash. Projekti i Unazës është pastrim parash”,-u shpreh Basha.

Basha tha se çdo qindarkë e vjedhur, do të gjurmohet nga qeveria e PD.

Edi Rama është një hajdut psiqik që ka vetëm një ideal, një aspiratë, një moral: paranë. Për para po grabit dhe shet gjithë Shqipërinë. Për para bën aleancë me krimin dhe me çdo kënd. Ne do ta ndalim. Ne do të ndjekim dhe gjurmojmë çdo qindarkë që Edi Rama dhe kriminelet po mundohen të futin në ekonomi. Çdo koncesion, çdo ndërtim, çdo kontratë do të gjurmohet për çdo qindarke, si për ata që e kanë dhënë edhe ata që e kanë marrë. Lufta kundër pastrimit të parave do jetë prioritet kombëtar”,- shtoi Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY