THATESIRA/ Dy qytetet shqiptare qe rrezikojne te mos kene uje

THATESIRA/ Dy qytetet shqiptare qe rrezikojne te mos kene uje

219
0
Shares

Temperaturat gjithnjë e më në rritje në të gjithën Europën, duhet të nxisin qeveritë kombëtare të marrin masa emergjente për të trajtuar thatësirën.

Një raport i ri, i kryer nga WWF dhe AB InBev, sinjalizon se menaxhimi i dobët i lumenjve, liqeneve, dhe ujërave nëntokësore të vendeve anëtare të BE-së po përkeqëson ndikimet e thatësirës.

Studimi tregon se keqmenaxhimi i burimeve ujore të shteteve anëtare mund të korrigjohet nëpërmjet zbatimit të plotë të ligjit të BE-së për ujërat – Direktiva Kuadër e Ujërave (WFD).
Një mision kyç i legjislacionit është të zbusë ndikimet e thatësirës dhe të sigurojë që ekosistemet e ujërave të ëmbla të jenë të qëndrueshme për të përballuar një klimë në ndryshim dhe më pas të jenë në gjendje të mbajnë furnizimin me ujë me cilësi të mirë gjatë periudhave të thata.

Nga 419 qytete në mbarë botën të analizuara për këtë raport, kryeqytetet e Rajonit të Evropës Qendrore dhe Lindore janë në rrezik mjaft të lartë krahasuar me të tjerët, në nivel global. Përsa i përket mungesës së ujit dhe thatësirës, Kiev renditet i 95-ti më i rrezikuar, pasuar nga Bucharest (101), Budapest (171) dhe Sofje (278). Në tërësi, Shqipëria hyn në vendet mesatarisht të ndikuara nga thatësira, por jugu i Shqipërisë është i shënuar me të kuqen alarmante, bëhet fjalë për qytete si Vlora dhe Saranda.

Raporti thekson se ndryshimet në disponueshmërinë e ujit mund të ndryshojnë shumë në nivel lokal dhe rajonal. Për shkak të ndryshimeve të pritshme në kushtet klimatike, disponueshmëria e ujit ka të ngjarë të ulet në pjesët jugore dhe lindore të rajonit, ndërsa ajo do të mbetet e pandryshuar ose madje do të rritet në pjesën veriore dhe perëndimore.

Gjetjet kryesore:

– Thatësirat po bëhen gjithnjë e më të zakonshme dhe të rënda në të gjithë Evropën. Edhe vendet më veriore, si rajoni Baltik dhe Suedia, po përjetojnë shenjat e para paralajmëruese të thatësirës.
– Ekosistemet e ujërave të ëmbla janë më elastike ndaj ndryshimeve klimatike dhe janë në gjendje të mbajnë furnizimin me ujë me cilësi të mjaftueshme gjatë periudhave të thata. Ata madje mund të ndihmojnë në zvogëlimin e ndikimeve, të tilla si ndryshimet e temperaturës dhe thithjen e ruajtjen e karbonit.
– 60% e ujërave sipërfaqësorë të BE-së (lumenjtë, liqenet, përrenjtë) nuk janë të shëndetshme, duke mos arritur të përmbushin kërkesat e “statusit të mirë” të WFD.
– Pothuajse të gjithë lumenjtë e Evropës kanë pasur rrjedhat e tyre të rregulluara nga digat apo rezervuarët, në mënyrë që të rrisin kapacitetin e tyre për të siguruar ujë për përdoruesit.
– Rezervuarët ofrojnë vetëm një furnizim të kufizuar të ujit dhe pengojnë balancën natyrore të ekosistemeve të ujërave të ëmbla. Monitor

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY