FOTO & DENONCIMI/ Fshatrat e Mirditës të izoluara, Edi Rama jep 1.7...

FOTO & DENONCIMI/ Fshatrat e Mirditës të izoluara, Edi Rama jep 1.7 milionë euro për fasadat e qendrës

96
0
Shares

Në kohën kur fshatra dhe komunitete në Mirditë janë të izoluara, me rrugë të prishura dhe pa energji, në varfëri e skamje, Edi Rama bën propagandë me fasada dhe jep 1.7 milionë euro për qendrën e qytetit.
“Nuk është aspak normale që të investohen për Qendrën e qytetit të Rrëshenit 1.7 milion euro në një kohë që të gjitha Njësitë Administrative të Mirditës janë të izoluara për shkak të rrugëve të shkatërruara”.
mirdita ne ujeKy ishte reagimi i deputetes së Partisë Demokratike Albina Deda një ditë pas vizitës së Kryeministrit Rama në Mirditë.
“Ky investim nuk mund të jetë prioritet për Mirditën. Sheshi ishte i investuar edhe më parë nga pushteti lokal. Ishte në një gjendje të mirë, por jo prioritet, duke parë gjendjen e mjerë të rrugëve që lidhin njësitë administrative. Sot të gjitha rrugët janë në një gjendje të mjerueshme, janë në gjendje katastrofë”, tha Deda.
albina deda11Deputetja e Partisë Demokratike në Mirditë i ka bërë thirrje qeverisë që t’i kthejë sytë nga fshatrat e kësaj zone, pasi banoret janë në mëshirë të fatit nga mungesa e investimeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY