Basha takon kryebashkiakët e djathtë,Mziu: Asnjë shans që të lirojmë zyrat

Basha takon kryebashkiakët e djathtë,Mziu: Asnjë shans që të lirojmë zyrat

75
0
Shares

Pas disa vendimmarrjeve të Kolegjit Zgjedhor që shpërndan mandatet e Këshillave për disa bashki dhe i hap rrugë marrjes së detyrave për kryebashkiakët e rinj, kryetari i PD ka lënë protestën e artistëve për tu takuar me të zgjedhurit lokale të djathtë.
Takimi është mbajtur me dyer të mbyllura, ndërsa në fund kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu ripërsërit i qëndrimin se nuk do të lejë detyrë duke e cilësuar 30 qershorin nul.
Xhelal Mziu: “Nuk kishte zgjedhje me datë 30. Do të vazhdojmë deri në zgjedhjet e reja. Nuk ka asnjë shans.”
A do dalë ai javën e ardhshme nga zyra?
Xhelal Mziu: “S’ka asnjë shans.”
Kolegji Zgjedhor ka shpërndarë mandatet për këshillat në 21 bashki, ndërsa ky proces do të mbyllet deri në javën e parë të gushtit. Nga ky moment të gjithë kryebashkiakët demokrat e humbin mandatin dhe duhet ti lirojnë zyrat socialistëve të dalë nga procesi i 30 qershorit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY