Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fushë-Krujë ku shpërtheu një sasi lënde eksplozive.
Uniformat blu kanë identifikuar dhe ndaluar autorët…
• Skënder Vathi 49 vjeç, banues në Fushë-Krujë;
• Erjon Tema 19 vjeç, banues në Krujë;
• Erges Duka 23 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
Këta persona, më datë 15. 11. 2016, rreth orës, 17:45 në lagjen “Punëtori” në Fushë-Krujë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta kanë vendosur një sasi lënde plasëse eksplozive në mjetin tip “Volksëagen Passat” me targa AA 545 LS në pronësi të shtetasit S. T. 48 vjeç, banues në Fushë-Krujë, të cilin e kishte të parkuar pranë biznesit të tij, rrobaqepësi.
Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar xhami i përparmë i makinës, xhamat e rrobaqepësisë, si dhe janë dëmtuar 5 automjete të tjerë të parkuara aty pranë.
Efektivat e Policisë sapo kanë marrë dijeni për ngjarjen kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, të cilët kanë këqyrur vendin e ngjarjes, mbledhur provat materiale dhe pyetur dëshmitarë me qëllim zbulimin dhe zbardhjen e plotë të saj.
Personat e mësipërm janë persona me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës dhe pronës.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale”Shkatërrimi i pronës me eksploziv”dhe” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”në bashkëpunim parashikuar në nenet 152 dhe 278/2 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/