VIDEO/Ish-deputetët gjithnjë pranë artistëve, regjisori Budina: Është koha të bashkohemi me PD!

VIDEO/Ish-deputetët gjithnjë pranë artistëve, regjisori Budina: Është koha të bashkohemi me PD!

82
0
Shares

Regjisori i njohur Edmond Budina ka shprehur hapur se në këto kushte, e nevojshme është bashkimi me kauzat e drejta të Partisë Demokratike.

Ndaj regjisorit u ushtua dhunë, teksa ishte duke mbrojtur godinën dhe duke kërkuar largimin e forcave të policisë, që kishin zbarkuar që prej mengjesit tek Teatri Kombëtar.

“Unë nuk jam anëtar i Partisë Demokratike. Kam luftuar për këtë demokraci aq sa kam pasur mundësi, qoftë nëpërmjet veprave të mia, qoftë në Lëvizjen e vitit 90. Por sot unë mbështes me të gjitha forcat Partinë Demokratike, sepse në këtë vend ku të dhunojnë, ku të tërheqin zvarrë, ku nuk pyesin për dinjitetin tënd, ku nuk kanë asnjë fije respekti për njeriun punëtor, njeriun kokëulur, për njeriun e ndershëm, për njeriun që ka një lloj vlere, atëhere në këtë vend çdo gjë ka marrë fund.

Prandaj unë ju bëj thirrje të bashkohemi, të jemi të gjithë të bashkuar, për të qendruar afër opozitës shqiptare, Partisë Demokratike, që në këtë moment të vështirë na u gjend këtu”,- u shpreh regjisori.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY