Dinozaurët, krijesat gjigante që kanë jetuar miliona vite më parë, nuk reshtin së tërhequri vëmendjen e shkencëtarëve ashtu edhe të artistëve. Gjithmonë të pasionuarit pas tyre kanë përfytyruar krijesat gjigante dhe mënyrën sesi do të ndërvepronte njerëzimi në jetën e përditshme.
Ndërkaq, mënyra më e mirë me të cilën njerëzimi është përpjekur t’i risjellë të gjallë dinozaurët në kohët moderne ka qenë kinematografia dhe lojërat kompjuterike. Në këto të fundit zakonisht ka edhe përballje me gjigantët e së kaluarës.
Një kompani japoneze ON-ART Corp, ka krijuar robotë në formë dinozaurësh, të cilët lëvizin me ndihmën e kontrollit njerëzor. Ka qenë drejtori i përgjithshëm i ON-ART Corp, Kazuya Kanemaru, i cili ka paraqitur plane për të ndërtuar një park lojërash me dinozaurë robotë. Kanemaru u shpreh se ai ëndërronte të ndërtonte një park lojërash ku njerëzit të përjetonin praninë e dinozaurët.
Prezantimi i projektit u parapri nga një shfaqe mbresëlënëse. Në një sallë ku kishte të pranishëm të interesuar nga ky projekt, hyn një Tiranozaur, i cili ulërin. Më tej hynë edhe dy dinozaurë të tjerë mishngrënës,
Njëri prej dinozaurëve për pak desh i hëngri kokën njërit prej punëtorëve të skenës. Nga sulmet nuk u kursye as drejtori i përgjithshëm Kanemaru.
Dinozaurët robotë peshojnë 38 kilogram dhe ka gjithsej 12 të tillë, që përdoren në shfaqe të ndryshme në të gjithë Japoninë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/