Largohet Schütz, ish-ministri: Marrtë me vete sa më parë ambasadorët që keqpërfaqësuan...

Largohet Schütz, ish-ministri: Marrtë me vete sa më parë ambasadorët që keqpërfaqësuan vendet e tyre

101
0
Shares

Ish ministri i Drejtesise Ylli Manjani ne nje postim në facebook shpreh rezerva për rolin që ambasadorja e Gjermanisë, Susanne Schütz ka luajtur në Shqipëri.

Kujtojmë se ambasadorja u largua nga vendi ynë, pasi dhe detyrës së saj i mbaroi afati.

“Nuk mendoj se kjo ambasadore e përfaqësoi sa e si duhet shtetin Gjerman, për të cilin kam respekt të veçantë” shkruan Manjani i cili shton “Marrtë me vete sa më parë edhe disa ambasadorë të tjerë që më shumë keqpërfaqësuan vlerat e vendeve nga vijnë!”

Postimin e mbyll duke uruar: “Shpresoj të pasohet nga ndonjë gjerman profesionist që të marrë e japë më shumë me Shqipërinë reale dhe jo vetëm me sallonet politike!”

Postimi ne facebook

Largimi i ambasadores së Gjermanisë nuk më krijon asnjë ndjesi.

E mësova tani që lexova se e paska pritur Presidenti i Republikës. Ky lajm thjesht më solli në vemendje faktin e thjeshtë se Ambasadorët janë thjesht zyrtarë që ju mbaron dhe mandati.

Nuk mendoj se kjo ambasadore e përfaqësoi sa e si duhet shtetin Gjerman, për të cilin kam respekt të veçantë.

Zonjës që kreu detyrën i uroj rrugë të mbarë, shëndet e mbarësi!

Marrtë me vete sa më parë edhe disa ambasadorë të tjerë që më shumë keqpërfaqësuan vlerat e vendeve nga vijnë!

Shpresoj të pasohet nga ndonjë gjerman profesionist që të marrë e japë më shumë me Shqipërinë reale dhe jo vetëm me sallonet politike!

Nuk dua të heq shpresën tek Gjermania si vendi leader në Europë.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY