STUDIMI HOLANDEZ/ Policia bashkëpunon me krimin, korrupsioni arrin në nivel drejtuesish

STUDIMI HOLANDEZ/ Policia bashkëpunon me krimin, korrupsioni arrin në nivel drejtuesish

75
0
Shares

Korrupsioni në Policinë e Shtetit ka pësuar rritje dhe vijon të mbetet i lartë, vëren një sondazh i fundit. Struktura më pak e korruptuar, nisur edhe nga perceptimi i publikut, është ajo e Policisë Rrugore dhe Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesat.
Ndërsa niveli e format e ryshfetit janë rritur deri në nivelet e larta drejtuese në Policinë e Shtetit.
Sipas sondazhit, forma më e përhapur e korrupsionit në Policinë e Shtetit rezulton të jetë bashkëpunimi me krimin, ndërsa shumica e qytetarëve të intervistuar pohojnë se Policia përdoret nga drejtuesit politikë për qëllime korruptive.
Këto të dhëna janë pjesë e një studimi të botuar nga Instituti për Demokraci e Ndërmjetësim, në projektin “Integriteti dhe korrupsioni policor në Shqipëri 2016”. Ky studim u mbështet nga një grant i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Holandës në kuadër të Programit “Matra” për shtetin ligjor.
Në studimin rreth këtij projekti morën pjesë Arjan Dyrmishi, Elona Dhëmbo, Gjergji Vurmo dhe Sotiraq Hroni të cilët, veç qytetarëve, bashkëpunuan edhe me Policinë e Shtetit, pasi pjesë e intervistimit ishin edhe punonjësit e Policisë.
Në studim theksohet se, me gjithë përpjekjet e vazhdueshme, korrupsioni policor në Shqipëri nuk ka shënuar ndonjë ulje të ndjeshme. Qeveria aktuale ka bërë një sërë përpjekjesh për trajtimin e korrupsionit në Polici.
Disa nga këto përpjekje lidhen me ndryshimin e legjislacionit, shtimin e masave antikorrupsion dhe synimin për një angazhim e përfshirje më të madhe të publikut.

Studimi
Perceptimi i publikut për korrupsionin policor në Shqipëri vazhdon të mbetet i lartë dhe në krahasim me vitin 2014 ka shënuar rritje të lehtë. Në disa segmente të Policisë, si shërbimi i Qarkullimit Rrugor, korrupsioni rezulton të jetë ulur, apo ka qëndruar i pandryshuar, si në rastin e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, por është rritur në pjesën më të madhe të shërbimeve policore.
Kuadri strategjik dhe masat antikorrupsion janë zbatuar vetëm pjesërisht dhe zbatueshmëria e tyre ka hasur në pengesa, siç janë mungesa e burimeve dhe kapaciteteve të mjaftueshme, kultura e rrënjosur e tolerancës ndaj korrupsionit, besimi i ulët i publikut dhe politizimi i luftës kundër korrupsionit.
Edhe pse numri i punonjësve të policisë të hetuar dhe dënuar për korrupsion në dy vitet e fundit është rritur, shumica dërrmuese e tyre janë të rangjeve të ulëta dhe të mesme, ndërkohë që ka një rritje të perceptimit të publikut për përhapjen e korrupsionit në rangjet e larta të Policisë.
Ryshfeti është forma më përhapur e korrupsionit dhe ngelet pothuajse i pandryshuar si dy vite më parë, teksa vihet re se ka një rritje në përhapjen e llojeve të tjera të korrupsionit.
Llojet e korrupsionit që kanë shënuar rritje më të lartë janë bashkëpunimi me krimin, përfshirja në trafiqe, manipulimi i provave dhe prokurimet korruptive. Po ashtu, ka rritje të perceptimit të korrupsionit dhe shkeljes së rregullave të Policisë në lidhje me rekrutimet, emërimet dhe gradimet. Panorama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY