Tirana po qelbet nga era e kazanëve të plehrave, një propozim për...

Tirana po qelbet nga era e kazanëve të plehrave, një propozim për Velinë se si ta pastrojë

72
0
Shares

Prej disa javësh kazanët e plehrave janë bërë toksikë për mijëra e mijëra banorë të kryeqytetit. Kudo në cdo vend e vecmas në qendër të Tiranë, ish-blloku, stadiumi “Selman Stërmasi” dhe në rrugë e tjera kryesore ku ka shumë kalimtarë, era mbytëse e kazanëve të lë pa mend.

Detyrohesh ti shmangësh ose të ecësh me vrap për të shtëptuar nga kundërmimi I kalbësirave, mbeturinave të ushqimeve dhe lloj lloj pisllëku që kishte kohë që nuk dëgjohej në Tiranë.

Prej disa vitesh kazanët e plehrave nuk mbanin erë, të paktën që nga viti 2010. Thjesht se ata që kishin fituar tenderin e pastrimit të Tiranës I hidhnin klor dhe ndonjëherë edhe shiheshin duke I larë punonjësit e pastrimit.

Hidhini klor! Kaq e thjeshtë është. Mjafton që Veliaj të shkurtojë shpenzimet e  një personi që bën raportime dhe bllok në shkrimet që kritikojnë bashkinë dhe…ja doli edhe paraja për të blerë klor.

Meqënëse nuk ka asnjë mundësi të fotografojmë erën e qelbur apo ti bëjmë video erës së qelbur po nxjerrim nje foto të Velisë.

Ps: Kushdo që është shqetësuar nga era e kazanëve këto ditë të bëjë share lajmin pasi Veliaj ka një skuadër që përgjon të gjitha postimet për të dhe I raporton si nudizëm apo racizëm tek Facebook duke bllokuar qarkullimin e lajmit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY