Vitomirica, lidhja e këtij fshati në Kosovë me themelimin e PKSH në...

Vitomirica, lidhja e këtij fshati në Kosovë me themelimin e PKSH në Tiranë

627
0
Shares

Studiuesi Kastriot Dervishi ka publikuar sot një foto nga një lapidary në Vitomoricë, një fshat kolonësh malazesë në Kosovë. Dervishi shkruan se që këtu nisi krijimi I PKSH më 8 nëntor të vitit 1941 në Tiranë.

Postimi I Dervishit:

Vitomirica është një fshat në veri të Pejës. Fusha e dikurshme u popullua me kolonë malazezë në fillim të viteve ‘30 për të krijuar një zonë banimi.

Image result for shtepia ku u themelua pksh

Këtu ishte qendra e komunistëve të Kosovës nga viti 1937 kur formuan bërthamën e tyre politike. Në tetor 1941, nga bisedimet e delegacioneve të kryesuara nga Koço Tashko dhe Dushan Mugosha u mor vendimi për të formuar PKSH-në në Tiranë. Fshati i kolonëve i shërbeu regjimit komunist jugosllav jo vetëm për formimin e të keqes së madhe në Shqipëri, por edhe në furnizinin me kuadro të zellshëm kriminalë.

PKSH lindi nga një fshat kolonësh e kësisoj fotoja e këtij fshati është më simbolike se ajo e asaj shtëpisë në Tiranë që nuk ekziston më.
Në foto (realizuar sot), i vetmi monument i llojit sovjetik i ngelur nga periudha komuniste që përkujton më pak se 250 dëshmorët e viteve 1941-1945. Sigurisht, asnjë emër shqiptari në këtë listë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY