POLICIA E GJIROKASTRËS TRADHËTON PROKURORINË E KRIMEVE TË RËNDA

POLICIA E GJIROKASTRËS TRADHËTON PROKURORINË E KRIMEVE TË RËNDA

88
0
Shares

Policia e Gjirokastrës ka dekonspiruar aksionin kundër drogës i cili u krye pjesërisht duke kapur mbi 1000 kile hashash në përpunim.

Burime të besueshme nga prokuroria i thanë droni.al se është e sigurtë se disa policë në Gjirokastrë janë të implkikuar në dekonspirimin e aksionit.

Krimet e Rënda kanë urdhëruar qysh dje policinë për të zhvilluar aksionin ndërkohë që Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka njoftuar drejtorinë e policisë së Gjirokastrës.

Sipas të dhënave pak orë para aksionit rezultoi se nëorët e vona të mbrëmjes së djeshme kultivuesit jane njoftuar qe te levizin mallin, se do te kete operacion policor.

Trafikantët ia kanë dalë të zhvillojnë me sukses aksionin e tyre për fshehjen e drogës ndërkohë që policia ka ngelur me gusht në gojë derisa krimet e rënda i kanë orinentuar ata drejt një baze tjetër të këtij grupi ku ishte mbledhur një sasi po ashtu e madhe hashashi.

Pikerisht operacioni i zhvilluar në bazën e re të hashashit zbuloi rreth 1700 kile kanabis. droni.al

Njoftimi: Kapen 1772 kg hashash në Memaliaj, arrestohen disa persona

Vijojnë operacionet antidrogë nga Seksioni Kundër Lëndëve Narkotike në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër.

Goditen 6 raste të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” në Memaliaj dhe janë sekuestruar 1772 kg lëndë narkotike kanabis, teksa janë arrestuar 4 shtetas si dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë.

U arrestuan në flagrancë shtetasit :

Besim Zika, 46 vjeç, banues në fshatin Bylysh, Memaliaj.

Pëllumb Rona, 55 vjeç, banues në fshatin Bylysh, Memaliaj.

Festim Rona, 65 vjeç, banues në fshatin Bylysh, Memaliaj.

Çoban Kalemi, 52 vjeç, banues në fshatin Maricaj, Memaliaj.

U shpall në kërkim shtetasi G.G.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë në banesën e shtetasit Pëllumb Rona, u gjet një sasi prej 65 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e paketuar në thasë plastik.

Shtetasit Besim Zika, iu gjet rreth 17 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Në banesën e shtetasit Çoban Kalemi, u gjetën 19 thasë me lëndë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale 160 kg, si dhe një armë zjarri automatik, model 56 me 14 fishekë.

Si dhe në banesën e shtetasit G.G, në fshatin Maricaj, u gjetën 27 thasë me peshë totale 270 kg, ku vijon puna për kapjen e këtij shtetasi.

Gjithashtu në vendin e quajtur “Kodra e Miricës”, në fshatin Miricë, Memaliaj u gjetën 42 thasë me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale 1260 kg.

Vijon puna për kapjen e dy autorëve tashmë të identifikuar nga ana jonë, ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije gjeneralitetet e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY