Hidhet në erë me tritol memoriali i nacionalistit grek në Finiq

Hidhet në erë me tritol memoriali i nacionalistit grek në Finiq

94
0
Shares

Është hedhur në erë me tritol memoriali i nacionalistit grek Thimio Lolit në fshatin Kranë të Finiqit.Ngjarja ndodhi rreth orës 4:30 të mëngjesit të sotëm.

Nuk dihen ende autorët e ngjarjes.Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që memoriali i nacionalistit grek Thimio Loli hidhet në erë. Edhe më herët, memoriali i tij është hedhur ne erë dhe autorët nuk janë zbuluar. Në atë kohë, pati reagime edhe nga politikanë të komunitetit grek.

Memoriali është ngritur rreth 7 vite më parë, ndërsa në mbishkrimin tek pllaka përkujtimore thuhet “për pjesëmarrjen e tij në çlirimin e Maqedonisë greke nga pushtuesit bullgarë”. Në atë kohë, thuhej se Loli ka vrarë shqiptarë etnikë në jug të vendit dhe nuk duhet të nderohet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY