Haradinaj niset për në Hagë, çfarë thotë në mesazhin e tij: Me...

Haradinaj niset për në Hagë, çfarë thotë në mesazhin e tij: Me nder e kam mbrojtur të drejtën tonë…

92
0
Shares

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj është nisur për në Hagë. Lajmin e ka bërë vetë të ditur pasi ka publikuar një mesazh në faqen e tij në Facebook.

Luftëtarët e lirisë gjithmonë ishin të rreshtuar me të drejtën!

Sot, si Ramush Haradinaj, qytetar i Republikës së Kosovës, i përgjigjem ftesës për intervistim nga Dhomat e Posaçme në Hagë. Tërësisht në të drejtën e Kosovës, i palëkundur për vendimet e mia jetësore dhe i patrazuar e ballëlartë. Kosova ka ecur përpara në rrugëtimin euro-atlantik dhe është më e fortë se kurrë, në rreshtin e paqes dhe miqësi të përhershme me ShBA-në. Kosova është e gatshme të dialogojë me Serbinë deri në arritjen e një marrëveshjeje finale ligjërisht obliguese, përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues. Por, tregun e japim vetëm për njohje.

Me nder kam mbrojtur të drejtën tonë, dje, sot dhe do ta mbrojë gjithmonë! RH’,-shkruan Ramush Haradinaj në Facebook.

Haradinaj dha dorëheqjen pasi gjykata Speciale e Hages e thirri për të dëshmuar. Doreheqja e tij eshte konsideruar si gjest heroik, ndersa vendi pritet te shkoje ne zgjedhje te parakohshme ne shtator.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY