Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Telashe për 5 punonjësit e policisë, çfarë ndodhi pas aksionit nga SHÇBA-ja

23/07/2019
Krimi tek “Don Bosko”, SHÇBA nis hetimin administrativ ndaj policëve
Share on FacebookShare on Whatsapp

SHCBA se bashku me Prokurorinë ka ekzekutuar vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për 5 punonjës policie dhe 1 shtetas, për korrupsion.

Gjykata ka dhënë masa sigurie për policët e ndaluar, ku njëri u la në “arrest me burg”, një police 25 vjeçe u la në “arrest shtëpie”, ndërsa u mor masa e pezullimit nga puna për 3 punonjës të tjerë.

Njoftimi i Ministrisë së Brendshme:

SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës ka ekzekutuar vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për 5 punonjës policie dhe 1 shtetas, për korrupsion.

Drejtoria Rajonale e SHÇBA-së Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal të vitit 2019 regjistruar për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 248 dhe 259 të Kodit Penal, në ngarkim të punonjësve të policisë së Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë.

Në përfundim të aplikimit të metodave speciale të hetimit janë grumbulluar prova paraprake, mbi bazën e të cilave Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur masat e sigurimit në ngarkim të shtetasve:

–        “Arrest me burg” për punonjësin e policisë F.XH., 58 vjeç, nga Tirana;

–        Duke u nisur nga rrethanat familjare referuar të dhënave të gjendjes civile (fëmijë nën moshën 3 vjeç) caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest shtëpiak” për punonjësen e policisë A.M., 25 vjeçe, nga Tirana;

–        “Arrest në shtëpi” për punonjësin e policisë B.A., 48 vjeç, nga Tirana;

–        “Pezullim i ushtrimit të detyrës”, për punonjësin e policisë E.K,. 28 vjeç, nga Tirana;

–        “Pezullim i ushtrimit të detyrës” për punonjësin e policisë F.D., 38 vjeç, nga Tirana;

– “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasin F.L., 35 vjeç, nga Tirana, i dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit aktiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”.

SHÇBA nxit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi me detyrën të punonjësve të policisë, duke telefonuar në numrin falas 0800 90 90, duke garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër ligjor.

Tags: arrestpoliciapunonjes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

GJUHA SHQIPE/ Studentë nga Shqipëria, Kosova dhe RMV protestojnë në Tiranë

GJUHA SHQIPE/ Studentë nga Shqipëria, Kosova dhe RMV protestojnë në Tiranë

26/05/2026
Von der Leyen: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE-së, kapitulli i fundit hapet këtë vjeshtë

Shqipëria dhe BE mbajnë sot Konferencën e 8-të Ndërqeveritare

26/05/2026
Trondit dekorata e Ramës për Bardhyl Agasin, babain e Ergysit

Trondit dekorata e Ramës për Bardhyl Agasin, babain e Ergysit

26/05/2026
Moeller dhe Hykaj, një botim me vlerë të madhe për literaturën financiare në Shqipëri

Moeller dhe Hykaj, një botim me vlerë të madhe për literaturën financiare në Shqipëri

26/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

GJUHA SHQIPE/ Studentë nga Shqipëria, Kosova dhe RMV protestojnë në Tiranë

GJUHA SHQIPE/ Studentë nga Shqipëria, Kosova dhe RMV protestojnë në Tiranë

26/05/2026
Von der Leyen: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE-së, kapitulli i fundit hapet këtë vjeshtë

Shqipëria dhe BE mbajnë sot Konferencën e 8-të Ndërqeveritare

26/05/2026
Trondit dekorata e Ramës për Bardhyl Agasin, babain e Ergysit

Trondit dekorata e Ramës për Bardhyl Agasin, babain e Ergysit

26/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.