Pas më shumë se një viti që qeveria kishte bllokura zbatimin e ligjit “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve” qeveria më në fund ka përcaktuar një rregullore mënyrën se si sinjalizuesit do të mbrohen në administratë nga ndeshkimet e drejtuesve.
Ligji për sinjalizuesit rregullon informacionin për shkeljet në administratë dhe zyrat shtetërore duke mbrojtur ata që e japin këtë informacion.
Ky ligj nuk hyri në fuqi edhe pse kaloi në Parlament për shkak se qeveria hezitoi të legalizonte këtë proces informimi derisa të bënte spastrimet e administratës duke larguar një pjesë të mirë të zyrtarëve që ishin trashëguar nga qeveria e mëparshme.
Rregullorja parashikon struktura brenda administratës të cilët do të garantojnë informatorët.
Më poshtë një pjesë e këtij vendimi:
1. Struktura përgjegjëse për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve në autoritetet publike me mbi 80 të punësuar përbëhet nga dy nëpunës/punonjës.
2. Njësia përgjegjëse në autoritetet publike është drejtuesi i strukturës së auditimit të brendshëm dhe një nëpunës/punonjës i saj. Në mungesë të tyre, kjo njësi përbëhet nga dy nëpunës/punonjës të njësisë së auditimit të brendshëm.
……..
8. Njësia përgjegjëse për zbatimin e ligjit nr.60/2016, si strukturë që ndjek në vazhdimësi sinjalizimin e një veprimi ose praktike të dyshuar korrupsioni si dhe mbrojtjen e sinjalizuesve nga hakmarrja në veprimtarinë e saj, mban kontakte të vazhdueshme me ILDKPKI-në. Njësia përgjegjëse në sektorin publik vepron në mënyrë të pavarur dhe jashtë çdo influence tjetër, të padrejtë, që mund të pengojë realizmin e detyrave të saj në zbatim të ligjit nr. 60/2016.
…..
10. Nëpunësit/punonjësit e njësisë përgjegjëse largohen nga kjo detyrë me urdhër të titullarit të autoritetit publik, kur:
a) japin dorëheqjen me shkrim nga detyra e njësisë përgjegjëse, e cila i dërgohet, njëkohësisht, edhe ILDKPKI -së;
b) dënohen me vendim gjyqësor të formës së prerë, për kryerjen e një vepre penale;
c) kryejnë shkelje të rendë të legjislacionit që rregullon sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve;
ç) përfundon marrëdhënien e punës me autoritetin publik.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/