Dha papritur dorëheqjen, ja kur Haradinaj udhëton drejt Hagës

Dha papritur dorëheqjen, ja kur Haradinaj udhëton drejt Hagës

101
0
Shares

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj ka konfirmuar se të martën do të udhëtojë për në Hagë. “Po, nesër udhëtoj për në Hagë”, ka thënë Haradinaj. Haradinaj të premten e javës së kaluar ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale e Hagës për t’u intervistuar.

Kjo ishte edhe arsyeja që Haradinaj dha dorëheqje nga posti i Kryeministrit, pasi ai deklaroi se nuk dëshiron që të shkojë në cilësinë e shefit të Qeverisë së Kosovës.Kujtojmë se Haradinaj dha dorëheqje si kryeministër i vendit, pasi ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale. Ai do të merret në pyetje në cilësinë e të dyshuarit.

Pas dorëheqjes së tij, vendi pritet të shkojë në zgjedhje të parakohshme, për të cilat Presidenti ka menduar të zhvillohen në vjeshtë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY