Ja Shqiptari në Itali që humbi jetën në vendin e punës

Ja Shqiptari në Itali që humbi jetën në vendin e punës

105
0
Shares

Një shqiptar 57 vjeç, i identifikuar si Konstandin Sotiri ka humbur jetën në Itali. Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari ishte punëtor në Lerma dhe se një aksident në vendin e punës ka rezultuar fatal për të.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e 19 Korrikut, ndërsa shqiptari mësohet se ra nga një lartësi.

Ai ishte duke punuar për të siguruar rrugën që të çon në varrezat e komunës malore, kur ndodhi incidenti. 57-vjeçari po vendoste një rrjetë teli në një mur që kishte rënë në mënyrë të përsëritur, kur ra nga një lartësi prej 20 metrash.

Shqiptari bashkë me dy kolegë të tjerë punonin për një kompani që ishte kontraktuar nga bashkia në rikonstruktimin e murit problematik.

Ekipi i ndihmës së shpejtë ndërhyri me helikopter në vendngjarje për ti ardhur në ndihmë shqiptarit, por aksidenti refuzoi fatal për jetën e 57-vjeçarit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY