“E drejta për të zgjedhur t’i kthehet sovranit” Haradinaj letër Thaçit

“E drejta për të zgjedhur t’i kthehet sovranit” Haradinaj letër Thaçit

71
0
Shares

Ramush Haradinaj i është drejtuar përmes një letre presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ku i dorëzon dorëheqjen e parevokushme nga posti i kryeministrit.

Gjithashtu dorëheqjen e tij Haradinaj ia ka përcjellë përmes një letre edhe kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit, partnerëve të koalicionit, Fatmir Limajt dhe Behgjet Pacollit, si dhe kryetarëve të subjekteve politike opozitare të përfaqësuara në Kuvend.

Në një postim në facebook, Haradinaj shkruan se në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet e aplikueshme, ka ftuar që të ndërmerren hapat e nevojshëm për shpalljen e zgjedhjeve të përgjithshme, në mënyrë që e drejta për të zgjedhur t’i kthehet sovranit.

“Sot përmes një letre, i kam njoftuar krerët e institucioneve dhe liderët e partive politike të përfaqësuara në Kuvend, për vendimin e dorëheqjes sime të parevokueshme nga funksioni i Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet e aplikueshme, kam ftuar që të ndërmerren hapat e nevojshëm për shpalljen e zgjedhjeve të përgjithshme nacionale, në mënyrë që e drejta për të zgjedhur t’i kthehet sovranit.

Deri në zgjedhjen e Qeverisë së re, do të vazhdoj kryerjen e detyrave kushtetuese si kryeministër dhe Qeveri në dorëheqje”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY