Veliaj kërkon të ‘gllabërojë’ edhe Kopshtin Botanik, reagon ashpër Fakulteti i Shkencave...

Veliaj kërkon të ‘gllabërojë’ edhe Kopshtin Botanik, reagon ashpër Fakulteti i Shkencave të Natyrës

82
0
Shares

Dekanati i Fakultetit të Shkencave të Natyrës shprehet tejet i shqetësuar për vendimin e fundit të qeverisë për të ndryshuar pronësinë te Kopshtit Botanik nga fakulteti tek Bashkia e Tiranës. Përmes një deklarate për mediat, dekanati thotë se “ky është nje vendim arbitrar që bie ndesh me autonominë universitare”.

Po sipas pedagogëve dhe drejtuesve të fakultetit, pas këtij vendimi mund të fshihen qëllime të errta për ndertime siç ka ndodhur me pronat e tjera të tjetersuara.
Universiteti i Tiranës

DEKLARATË PËR SHTYP
Dekanati i Fakultetit të Shkencave Natyrore, në mbledhjen e tij të jashtëzakonshme të datës 22.07.2019 mori në shqyrtim me shumë seriozitet e shqetësim VKM e fundit të Këshillit të Ministrave nr 510, datë 17.07.2019 “Për kalimin në pronësi, të Bashkisë Tiranë, të disa pasurive të paluajtshme në zonën kadastrale 3292 (Kopshti Botanik)…”.

Dekanati shprehet unanimisht kundër këtij vendimi arbtitrar dhe në kundërshtim flagrant me VKM–në e datës 15.03.1965 për krijimin e Kopështit Botanik, i vetmi institucion kërkimor-mësimor në vend në fushën e florës, unikal në llojin e tij në vend dhe si i tillë i shpallur në vitin 1995 si institucion i rëndësisë së veçantë.

Vendimi për kalimin në pronësi dhe administrim të Bashkisë jo vetëm cënon rëndë autonominë dhe lirinë akademike, duke rënë ndesh me Ligjin e Arsimit të Lartë, por dhe do të bënte të pamundur funksionin e këtij institucioni, produkt punës së përkushtuar më se 60 vjeçare të brezave të pedagogëve e studentëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës.

Përvojat e hidhura të deritashme të Fakultetit të tonë me Muzeun e Shkencave të Natyrës, Departamentin e Bioteknologjisë, “ngrënien” e paradokohshme të një cope nga Kopshti në fjalë së bashku me godinën dykatëshe (dhuratë nga Ambasada Amerikane), për kalimin e Unazës së Re, nuk japin asnjë garanci, përkundrazi, flasin në të kundërt të ndonjë mundësie të realizimit të funksionit dhe misionit të Kopshtit Botanik nga ndonjë insititucion tjetër jashtë Universitetit të Tiranës.

Shprehemi dhe një herë se kemi qenë dhe jemi të hapur për çdo bashkëpunim me synim mbështetjen dhe zhvillimin e këtij institucioni me vlera unikale kombëtare, në respekt të qëllimit, misionit dhe funksionimit të tij. Në këtë konteks ne mirëpresim planet dhe investimet e Bashkisë Tiranë, por gjithnjë të dakordësuar dhe pa cënuar funksionin e misionin e Kopshtit Botanik

Kjo deklaratë është hapi i parë i reagimit zyrtar dhe publik të Fakultetit të Shkencave të Natyrës të Univeristetit të Tiranës në kundërshtim të këtij Vendimi, me besim që reagimi i Qeverisë për tërheqjen e tij të jetë sa më i shpejtë.

Në të kundërt, ne jemi të vendosur për të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për anulimin e kësaj VKM-je në mbrojtje të Kopshtit Botanik, si aset kombëtar kërkimor dhe mësimor i pazëvendësueshëm.

Kopshti Botanik i Tiranës daton prej vitit 1971 dhe përfshin një sipërfaqe prej rreth 15 ha. Në të rriten rreth 1.400 lloje dhe nënlloje bimore, kryesisht të vendit tonë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY