30 qershori, Gjykata jep vendim për dy kryebashkiakë të tjerë

30 qershori, Gjykata jep vendim për dy kryebashkiakë të tjerë

97
0
Shares

Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit ka shpallur të ligjshëm mandatin vendor të kryebashkiakut të ri të Përrenjasit, Nuri Belba. Marrja zyrtare e detyrës paraprihet nga konstatimi i këshillave bashkiakë dhe betimi i kryetarëve të rinj.

Por mandatet e Këshillave Bashkiakë ende nuk janë konfirmuar sepse duhen të konfirmohen nga Kolegji Zgjedhor më parë. Kjo për arsyen se KQZ-ja nuk ka arritur kuorumin e nevojshëm prej 5 anëtarësh.

Mandati i kryebashkiakut të Përrenjasit është mandati i katërt, nga shtatë, në Qarkun e Elbasanit të konfirmuar nga Gjykata, për fituesit të zgjedhjeve të 30 qershorit. Nga ana tjetër, Gjykata e Beratit ka legjitimuar mandatin e kryetarit të bashkisë Berat, Ervin Demo.

Më tej Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër dhe Bulqizë i kanë shpallur të ligjshëm mandatet vendore Lefter Allës dhe Dionis Imerajt.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY