Ngritja e institucioneve të drejtësisë, sa do të jenë rrogat e prokurorëve...

Ngritja e institucioneve të drejtësisë, sa do të jenë rrogat e prokurorëve të SPAK-ut

97
0
Shares

Ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë, në mënyrë të veçantë të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), që do të merret me hetimin e zyrtarëve të lartë të korruptuar, pritet të shoqërohet dhe me miratimin e pagave për prokurorët, të cilët do të jenë pjesë e kësaj njësie.

Në një intervistë dhënë për seksionin në shqip të prestigjiozes gjermane “Deutsche Wellë”, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Gent Ibrahimi, ka bërë me dije se paga për një prokuror të SPAK duhet të nisë nga 1500 euro dhe të arrijë shumën e 2500 eurove, me qëllim parandalimin e korruptimit të tyre.

Çdo institucion ka rrezikun e kalbëzimit nga brenda. Edhe prokurorët e SPAK mund të bëhen viktima të korrupsionit. Por ata do të jenë nën kontroll të vazhdueshëm nga brenda institucionit. Nga ana tjetër për ta minimizuar mundësinë e rënies pre të korrupsionit pagat e tyre u japin mundësi të jetojnë me dinjitet pa u korruptuar. Prokurori i SPAK e ka pagën mujore 1500 euro që ditën e parë të punës. KLP i ka propozuar qeverisë t’i rrisë deri në 2.500 euro”, ka thënë Ibrahimi për DW.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY