VIDEO/Ambasada Amerikane kujton 3-vjetorin, po ku është sot reforma në drejtësi?

VIDEO/Ambasada Amerikane kujton 3-vjetorin, po ku është sot reforma në drejtësi?

96
0
Shares

Ambasada amerikane ka publikuar një video në “Facebook”, ku kujton se janë mbushur 3 vjet nga miratimi i reformës në drejtësi, reforma e cila pritej të ndryshonte shumë gjëra në vend. Suksesi i saj është me pikëpyetje, nisur këtu nga fakti qe shume prej institucioneve kryesore të drejtësisë nuk shihen të jenë krijuar e jo më të funksionojnë.

Por me anë të pamjeve, ambasada e SHBA eshte perpjekur të tregojë se çfarë pritej tè ndodhte nga kjo reformë në Shqipëri.

Postimi i Ambasadës Amerikane:

| Çfarë është reforma në drejtësi? Si po zbatohet? Si do të ndikojë në jetën tënde dhe në jetët e shqiptarëve? Sot, në 3 vjetorin e miratimit të reformës në drejtësi, shihni këtë video të thjeshtë për të mësuar se si reforma në drejtësi do të sigurojë që çdokush të jetë i barabartë përpara ligjit. #CfareEshteReformaNeDrejtesi #NdalKorrupsionit

https://www.facebook.com/usembassytirana/videos/402086883759252/

Po ku është sot reforma në drejtësi?

Nuk do të shkonte gjatë dhe konsensusi historik i mesnatës së 21 korrikut do të harrohej. Me afrimin e zgjedhjeve të 2017-ës, opozita doli nga parlamenti për të vijuar aksionin e saj në një çadër të ngritur përpara kryeministrisë. Në parlament, ngritja e institucioneve të reja nisi të zvarritej dhe në shumë raste mazhoranca e interpretoi ligjin në mënyra të ndryshme për të zhbllokuar situatat.

Ngritja e Këshillit të Emërimeve në drejtësi që duhet të ishte një institucion bipartizan u bë në mënyrë të njëanshme, por ndërkombëtarët heshtën. Më pas u shpik edhe një post i ri, ai i Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm. Në një sallë të mbushur me tym, mazhoranca zgjodhi Arta Markun në vend të Adriatik Llallës.

Më pas do të niste Vetingu, por nisja e këtij procesi nga kupola e sistemit ka lënë tashmë vendin pa institucione të rëndësishme siç janë Gjykata, Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY