EMRI/Në gjendje të rëndë shqiptari në New York, si ndodhi aksidenti i...

EMRI/Në gjendje të rëndë shqiptari në New York, si ndodhi aksidenti i tmerrshëm në mes të ditës

134
0
Shares

Një shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë në Manhattan, në New York. Mësohet se i plagosuri është Alfred Poçari. Burimet bëjnë me dije se ai ka pësuar traumë të fortë në tru dhe mjekët nuk e dinë nëse do të mbijetojë.

E plagosur është edhe një grua 65-vjeçare që gjithashtu është lënduar. Dy të goditurit nuk kishin lidhje me njëri-tjetrin përveç fatkeqësisë që u gjendën të dy në vendin e aksidentit.

Alfredi ishte duke shkuar në punë aty afër kur u godit nga vetura, qe drejtohej nga nje 37-vjeçare, e cila ishte pa sigurime dhe raportohej se kishte gjoba të papaguara.

Gjysh i tri binjakeve, ai punonte si roje dere në një nga pallatet e banimit, në West End Avenue dhe nga reagimet e banorëve dukej se gëzonte respektin dhe dashurinë e të gjithëve.

Duke folur për median lokale shumë prej tyre kanë folur fjalët më të mira për të dhe kanë shprehur tronditjen për atë që ndodhi. Disa kanë fajësuar ndryshimet në trafik të vendosura disa vjet më parë që kanë shtuar rrezikun e incidenteve në atë udhëkryq.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY