Buxheti i Ramës për Kryeministrin, 8 herë më i madh se i...

Buxheti i Ramës për Kryeministrin, 8 herë më i madh se i Berishës

56
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka vënë para pa hesap në buxhetin e Kryeministrisë në vitin zgjedhor, ndërkohë që ish-Kryeministri Berisha thotë se shifra është anomarle. Krahasuar vetëm me tri vite më parë, shifra është rritur 8 herë.

“Te dashur miq, ne nje akt vertet banditesk e te pashembullt, Edi Rama ka rritur me 8 herë buxhetin per shpenzimet e vitit te ardhshem per kryeministrine. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se nga 483 milionë lekë që ishte në vitin 2013, buxheti i Kryeministrisë vitin e ardhshëm do të arrijë në 3.7 miliardë lekë.

Ky është abuzimi më i madh buxhetor qe mund te imagjinohet dhe ka vetem nje qellim; vjedhjen dhe perdorimin e parave te takspaguesve per zgjedhjet nga Rama dhe Partia e tij.

Ky buxhet eshte pese here me i madh se sa buxheti per te gjitha bashkite e Veriut? nga Kamza e lart me mbi 700 mije banore.

Buxheti i Edvinit per kryeministrine eshte 18 here me i madh se sa buxheti i institucionit te presidentit te Republikes nderkohe qe ne vitin 2013 ishte vetem 2.4 here me i madh. Sb”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY