Vettingu ne PD, formulari u shpernda qe ne janar

Vettingu ne PD, formulari u shpernda qe ne janar

184
0
Shares

PD ka shoerndare nje formular ne strukturat e saj qe ne janar ne perpjekje per te siguruar pasterti ne rradhet e veta.

Firmulari eshte publikuar sot ne disa media por ne fakt i perket muajit janar te ketij viti dhe nuk eshte nje gje e re.

Formulari i vetëdeklarimit, i është shpërndarë gjithë strukturës, ndërsa pyetjet që kërkojnë përgjigje janë specifike dhe të detajuara.

Aty kërkohen të dhënat personale, të dhanë për punësimin, të dhëna mbi shkollimin, mbi eksperiencën në punë, të dhëna për pastërtinë e figurës që lidhen me gjendjen gjyqësore dhe të dhëna mbi veprimtarinë politike.

Ky formular është i vlefshëm edhe për çdo kandidat për zgjedhje vendore apo parlamentare.

Zyrtarët demokratë, janë të detyruar krahas çdo eksperience punësimi apo niveli arsimimi, të deklarojnë edhe marrëdhënien e tyre me ligjin.

Formulari është i ngjashëm me atë të dekriminalizimit, ndërsa kërkon të detajuar në qoftë se zyrtari ka qenë  ndonjëherë i dënuar  me vendim gjyqësor të formës së prerë nga një autoritet shqiptar ose i huaj dhe a është dëbuar nga ndonjë shtet.

Në seksionin e të dhënave për veprimtarinë politike, formulari kërkon në detaji información nëse zyrtari demokrat ka qenë i përfshirë në veprimtari politike duke nisur nga periudha 1944 deri në 1991. Nëse ka qenë anëtarë apo kandidat i Byrosë Politike, Anëtarë i Komitetit Qendrorë i Partisë Punës, Anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Kryetar i Gjykatës së lartë, Prokuror i Përgjithshëm, Kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, anëtar i Këshillit të Ministrave, Bashkëpunëtor i ish sigurimit të shtetit, anëtarë i komisionit qendrorë të Dëbim-Internimit, apo denoncues ose dëshmitar në procese politike të posaçme.

Formulari:

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY