Gazetari Rusta, ja pse i kërkon ministrit Tahiri të shtrojë rrugën Elbasan...

Gazetari Rusta, ja pse i kërkon ministrit Tahiri të shtrojë rrugën Elbasan Belësh

130
0
Shares

Gazetari i një televizioni në Tiranë, Arsen Rusta i ka kërkuar tre ministrave, Ahmetaj, Dervishi dhe Tahiri të gjenë paratë për të shtruar një rrugë prej 18 km e cila ka gropa që shkojnë edhe gjysëm metri. Bëhet fjalë për rrugën që lidh Elbasanin me “kryeqytetin” e Sami Frashërit, Belësh.

Postimi:Kerkese publike drejtuar Ministrit Arben Ahmetaj, Sokol Dervishi dhe Saimir Tahiri

Doja ta nisja me nje sqarim, kjo kerkese ska te bej fare me dicka politike pasi une skam asnje tager politik, por kam nje shqetesim qytetar, kete here si gazetar.


Fotot i perkasin rruges Elbasan-Belesh dhe jane shkrepur 2 dite me pare nga Cerriku per ne Belesh, vendlindjen time.

Jo se skam shkuar me pare atje por si kete here rruga ska qene kurre
.

Ndoshta cdo shqiptar ka kerkesa per nje jete e sherbime me te mira per vete e komunitetin kujt i perket. Jo gjithmon ka para per ti zgjidhur ato qe ne 26 vite jane krijuar si probleme, shqetesime e fature e kripur, por marre shtyse sot nga deklarata e drejtorit te rrugeve z.Dashamir Gjika ne komisionin e ekonomise.

9 miliard leke duhen per te bere rrugen Elbasan-Belesh jo me shume se 35 km. Projekti paska dy vite dhe para nuk ka sipas tij i pergjigjet ministria e financave.

Dikur Sami Frasheri nje rilindas shkruante qe Beleshi te behej dhe kryeqytet ne librin “Shqiperia cka qene, ceshte e cdo te behet” por kurr ai sdo kete imagjinuar ceshte sot Beleshi.

Unë aty shkoj shpesh dhe sot kjo qytez si bashkia e 61 eshte moll e ndaluar pasi rruga deri atje ne 18 km eshte e tmerrshme, gropat arrijne mbi 50 cm bga Cerriku drejt Beleshit.

Ahmetaj ndoshta parate nuk jane, por ju lutem jepni nje fond per nje riparim emergjent pasi e tille eshte situata. Ndoshta berja e gjysmes se rruges Cerrik-Belesh dhe per disa kohe mbi 40 mije banor te perdorin lidhjen me Elbasanin e Tiranen nga Papri e me dalje ne autostrad do te ishte nder per ta.

Paper-Cerrik parat u gjeten, mbaroi disa muaj me pare.

z.Dervishi, nese serish do ju mungojne parate sic deklaron vartesi juaj.

Ju lutem, impenjoni mirembajtien te pakten keto gropa te mbushen me cakull apo zhavorr dhe pse asfalti tashme aty nuk ekziston. Ne kete zone ju taksoni mijera automjete per taksen e rruges perfshi: furgone autobuz e vetura qe i sherbejne popullates.


z.Tahiri, do thoni po une clidhje kam me rrugen!!! Kjo zone eshte nga te paktat dhe pse ne dy dekada e lene pas dore dhe shfrytezuar politikisht, asnjeher seshte bere shembull i shkeljes se rendit e ligjit. Ketu ka patur shume pak persona qe vidhnin energjine e se paguanin. Policise i eshte dashur te nderhyje ne jo me shume se 100 raste ne mijera familje. Ka shume pak persona qe spaguajne ujin apo taksat. Ka ende me pak ose thuaj aspak familje qe jane perfshire ne kultivimin e droges (canabisit) dhe pse ka fshatra aty qe policia ska shkelur prej vitit 1992, e kjo seshte shaka. Nje zone qe seshte perfshire nga dalldia kolektive e canabis por vazhdon te meret me bujqesi, do duhet te ndihmohet ata skerkoj te privilegjohen. Ju z.Tahiri jeni nje ze i rendesishem ne qeveri dhe ju lutem ngrijeni kete shqetesim.

Ne kete zone sherbejne jo me shume se 20 polic dhe pse ka popullesi, familje e shtrirje gjeografike sa 3 minibashki ne tirane.

Me shpresen se ky apel do degjohet, ju faleminderit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY