“Tmerri” i dyqaneve, arrestohet gruaja dhe një i ri në Tiranë

“Tmerri” i dyqaneve, arrestohet gruaja dhe një i ri në Tiranë

196
0
Shares

Ishin kthyer në tmerrin e qendrave tregtare në Tiranë por edhe dyqaneve të ndryshme, aty ku kishin mundur të vidhnin rroba të ndryshme, por aventura për një 41-vjeçare nga Kamza dhe një 34 vjeçar shkodran ka marrë fund sot.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, pas njoftimit të marrë se dy persona kishin vjedhur disa rroba në një qendër tregtare në Tiranë, kanë organizuar punën, ku pas analizimit të pamjeve filmike, dhe kontrolleve të shpejta të ushtruara në ambientet e qendrës tregtare kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestin në flagrancë të shtetasve: F.,T.,34 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” dhe F.,GJ., 41 vjeçe banuese në Kamëz.

Në momentin e arrestimit këtyre shtetasve , policia ju gjeti dhe sekuestroi edhe rrobat e vjedhura në njërin nga dyqanet e qendrës tregtare.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit u bë e mundur dokumentimi i një sërë vjedhjeve të kryera nga këta persona në dyqane, qendra tregtare dhe tregje të shumicës, të cilët pasi i vidhnin rrobat, i shisnin në dyqanin e shtetasit F.T në Shkodër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim në më shumë se një herë, parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY