Ministri Beqaj pranon përgjimin e shkarkimit por ka shtuar një detaj

Ministri Beqaj pranon përgjimin e shkarkimit por ka shtuar një detaj

84
0
Shares

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka pranuar përgjimin e transmetuar nga Stop lidhur me shkarkimin enjë drejtori socialist në Tropojë por ka mohuar që shkarkimi është i lidhur me mungesën në mbledhjen e partisë.

Deklarata:

“Po, ajo çka është inçizuar dhe transmetuar sonte si një “skandal” i madh, është e vërtetë, por jo e gjithë e vërteta. Sepse, faktikisht, zotëria nuk është larguar nga puna si anëtar i padisiplinuar i PS-së dhe as është larguar me kërkesën time.

Por, është larguar pasi është kapur në shkelje flagrante të ligjit.

Shkelja në fjalë ishte se i ka paguar rrogën për tre muaj personit në detyrën e ekonomistit, i cili që nuk ka qenë fare në Shqipëri gjatë kësaj kohe.

Kështu që, duke shprehur keqardhjen që “u mbars mali e polli një mi”, si dhe duke i siguruar teleshikuesit apo lexuesit e gjysëminformuar mbi këtë episod, se hakmarrja e asnjëlloj natyre nuk është as pjesë e kulturës sime shoqërore, apo aq më pak e edukatës sime familjare, mbetem i përkushtuar në realizimin e objektivave të Qeverisë në sektorin ku kam nderin të drejtoj si ministër i shëndetësisë”.

Përgjatë përgjimit ministri përmend vazhdimisht mungesën e drejtorit në mbledhjen e Asamblesë duke e lidhur këtë me shkarkimin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY