”Pergjegjesi marramendese te jesh gruaja e Edi Rames”

”Pergjegjesi marramendese te jesh gruaja e Edi Rames”

822
0
Shares

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama rrefen në një intervistë për gazetën Panorama, marrdhënien që ka me bashkëshortin e saj.

Një pjesë nga intervista:

Lexuesit tanë janë shumë kuriozë – si është të jesh bashkëshortja e Kryeministrit?

Është një privilegj unikal që shumica e njerëzve të vendit tënd beson të udhëhiqet nga njeriu që ti ke zgjedhur për të kryer udhëtimin e jetës dhe për të ndarë barrën e mirërritjes së fëmijëve të tu. Është një përgjegjësi marramendëse po ashtu, që të bën të jetosh në mënyrë konstante me peshën e sëkëlldisë që vjen nga dëshira e madhe e plotësimit të pritshmërive të njerëzve dhe frika e humbjes së besimit të tyre.

Eshte një shans sfidues për të kontribuar për të tjerët nga një pozitë e veçantë, në një kohë kur vendi yt ka shpresa e ëndrra të mëdha që përballen përditë me limite të diktuara nga e shkuara e me vështirësi të panumërta të jetës së përditshme të njerëzve.

Por është edhe një kufizim i një lloji krejt të veçantë, në jetën tende të përditshme që s’do guxoja ta quaja sakrificë në respekt të shumë e shumë njerëzve që sakrifikojnë nga pozitat e tyre për fëmijët e familjet e tyre, po që sidoqoftë të kushtëzon jashtë mase dhe pa pushim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY