Kreu i LZHK dhe aleati i Bashës, Dashamir Shehi tha se me këtë që bëri sot kryeministri Rama duke u tërhequr nga oferta e 25 prillit, po mundohet ti shkurtojë kohën negociatave. Shehi tregoi në studion e Tonight se Bashës i ka propozuar se shqiptarët duhet t’i çojmë në zgjedhje, pavarësisht se kur.
Çfarë ka ndryshuar nga paketa e McAllister me këtë të sotmen?
Ato 4 ministra u bënë zv/ministra. Data e zgjedhjeve nuk është diskutuar. Sot Rama me mendjen e tij ka menduar që ka mbërrit goxha shumë dhe i ka mbyll pazaret në kampin e vet. Praktikisht nuk ka më kundërshtarë dhe mendon se mund të shkelë me këmbë opozitën. Është një ide e gabuar dhe këtë e thotë një njeri si puna ime që ka hyrë tek liberale dhe po të vazhdojë me këtë arrogancë dhe njerëzit e urtë si puna ime do nevrikoseshin. Ky njeri del e tallet me opozitën dhe thotë keni 48 orë. Ku do shkojmë ne? Do bëjmë ndeshjen e kthimit! Ky nuk mund të përcaktojë oraret dhe afatet. Në këtë mënyrë ky po i shkurton kohët negociatave. Duke e lënë kaq shumë nuk po na le shteg tjetër veç rrugës, rruga ka të papritura të tjera.
Çfarë propozuat në mbledhjen e grupit?
Kam propozuar atë që e kam thënë hapur. Sido qoftë ne kemi për detyrë ti çojmë shqiptarët në zgjedhje. Do t’i çojmë pas 5 javësh siç pretendon zotëria e tij, apo pas 5 muajsh siç pretendon zotëria tjetër, kjo është një çështje që shpresojmë të arrijmë përmes negociatave, por qëllimi final i PD dhe aleatëve është ti çojë shqiptarëve në zgjedhje, por me kushte minimale të rregullit zgjedhor.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/