Reagimi i fortë i ish-presidentit: Gjykata rigjykohet sa herë i teket ‘bablokut...

Reagimi i fortë i ish-presidentit: Gjykata rigjykohet sa herë i teket ‘bablokut të shpellës’

109
0
Shares

Ish- Presidenti, Bujar Nishani ka reaguar në lidhje me vendimin e gjykatës së Durrësit, e cila i dha mandatin kryebashkiakes së sapo zgjedhur nga votimet e 30 qershorit, Valbona Sako.

Sipas Nishanit me kërkesë direkte të Edi Ramës vendimet e gjykatave shqiptare rrëzohen brenda 24 orëve. Nishani vijon me tej duke thene se që prej 2017 vendin e futën në një regjim anarkie.

Kujtojmë që fillimisht gjykata e Durrësit refuzoi t’i japë mandatin me argumentin se partia tjetër në garë veç PS-së, Bindja Demokratike u regjistrua me vonesë.Por pasi çështja shkoi në apel vendimi i parë ra poshtë.

Reagimi i plote

Të nderuar miq, që prej vitit 2015 e në vijim kemi qenë çdo ditë të alarmuar dhe në betejë me skandale të rënda jo vetëm të aspektit korruptiv dhe vjedhjeve shtetërore të papara më parë por edhe të një platforme të shkatërrimit të çdo institucioni (dhe ashtu me dobësi që kishin qenë), të degradimit të shoqërisë sonë (dhe ashtu problematike siç kish qenë), të rrëzimit total të shtetit tonë (dhe ashtu i sulmuar vijimësisht siç kish qenë).

Që prej 2017 vendin e futën në një regjim anarkie.

Tashmë pamë edhe se si një vendim të gjykuar gjykate, me kërkesë direkte e publike të kryepushtetarit, ta rigjykojë, rigjykojë, rigjykojë e rigjykojë sa herë ti teket “bablokut të shpellës”, e njëjta gjykatë, pa u nxirë e pa u zverdhur për kushtetutën, kodin, ligjin, shtetin, morali.

Po, është një dhimbje therëse për të gjithë ne asgjesimi i shtetit që patëm (ashtu me shumë probleme siç i kishte).

Por banda e gangsterëve kërkon të asgjesojë tani dhe atë që ka mbetur më e fundit.

Vetëdijen tonë !

Vetëdijen për të mos u dorëzuar,

Vetëdijen për të rezistuar,

Vetëdijen për të luftuar,

Vetëdijen për tu bashkuar,

Vetëdijen për ta mundur të keqen,

Vetëdijen për të injoruar (por jo harruar) korin e sorrave përqark të drobiturit shtet i mbetur,

Vetëdijen për të fituar një nisje të re për të gjithë,

Për të gjitha ata që besojnë me vetëdije tek e mira “që megjithatë ekziston”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY